Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski mori pjesë në Shkollën VII të së Drejtës Natyrore të Ohrit. Duke folur për temën “Ruajtja e shoqërisë demokratike me forcimin e institucioneve të saj”, Tupançeski tha se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që të krijojë sa më shumë kushte për forcimin e institucioneve që duhet të mundësojnë zhvillimin e një shoqërie demokratike.

Në këtë drejtim mbështetet ngritja e Këshillit Gjyqësor-Media, i cili përbëhet nga përfaqësues të gjyqësorit dhe medias me qëllim forcimin e besimit mes këtyre dy palëve dhe informimin e duhur dhe objektiv mbi proceset gjyqësore në interes të publikut, pa që të cenohen të drejtat themelore të njeriut të pjesëmarrësve në procedurë. Ministria e Drejtësisë po punon në mënyrë aktive edhe në rritjen e transparencës së gjykatave si një nga instrumentet për forcimin e besimit të qytetarëve tek gjyqësori dhe sigurisë juridike të kompanive.

Gjykatat si organe shtetërore nuk duhet ta fshehin punën e tyre nga ata në interes të të cilëve veprojnë. Kjo do të forcojë besimin e qytetarëve tek qeveria dhe do të sanksionohen sjelljet devijuese.

“Një segment i rëndësishëm për zhvillimin e institucioneve është dixhitalizimi i tyre, plani për dixhitalizimin e gjyqësorit zbatohet me sukses nga Ministria e Drejtësisë. Ai do të sigurojë drejtësi më të shpejtë, do të reduktojë korrupsionin, do të reduktojë kostot në proceset gjyqësore, do të kursejë kohë palët, do të ketë më pak gjykime të shtyra. Presim që digjitalizimi i plotë të realizohet në 186 salla në 34 gjykata, që do të kontribuojë në forcimin e besimit të publikut dhe mbrojtjen e sistemit”, theksoi Tupançeski.