Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, në një intervistë për “360 gradë” në TV Alsat, ka folur për negociatat që çuan në nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Nuk ishte një çështje e lehtë, ndoshta ndonjë palë e tretë e sheh si një çështje të lehtë dhe thonë se nuk keni ndërmarrë ndonjë hap shumë të madh. Por realiteti është se përveç emrit, kishte edhe detaje të tjera që duheshin rregulluar në lidhje me trashëgiminë, marrëdhëniet bilaterale, shumë vështirësi që duheshin kapërcyer, dhe besoj se kemi punuar intensivisht dhe kemi bërë një marrëveshje që i përgjigjet të gjitha pyetjeve të ndërlikuara. Por nuk ishte e lehtë të gjesh konsensus për të gjitha çështjet”-tha Tsipras.

Ai zbuloi se pak para se të arrihet kompromisi, palët ishin gati të dorëzohen dhe se mendonin se nuk do të mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

“Po, kishte një moment para marrëveshjes përfundimtare, një fundjavë, kur hodhëm lapsat edhe Zoran dhe Kocias dhe por edhe Dimitrov, dhe thamë se përfundimisht e kemi të vështirë të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Por logjika mbizotëroi. Kjo ndodhi pak para marrëveshjes, disa ditë para nënshkrimit. Ishte fundi i një rrugëtimi të vështirë. Gjithmonë ka lodhje, të dy palët mendonin se i kanë shterur “vijat e kuqe”. Një javë para telefonatës nga Zorani, bëmë disa korrigjime ose lëshime, quani si të doni, që të dy palët, një javë para marrëveshjes hodhëm stilolapsat dhe menduam se nuk do të arrinim marrëveshje”-tha Tsipras.

Ai thotë se është një marrëveshje që duhet ta hulumtojnë diplomatët e ardhshëm, sepse nuk është nuk përbën marrëveshje e cila poshtëron ose justifikon dikë.

“Bëhet fjalë për marrëveshje të krijuar me kompromis dhe vullnet nga të dyja palët me dëshirë të shohim përpara kështu duke i dhënë perspektivë të dy kombeve”-pohoi Tsipras.