Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të shpallë një taksë importi prej 25% për të gjithë çelikun dhe aluminin që hyn në SHBA, një lëvizje që do të ketë ndikimin më të madh në Kanada.
Trumpi ka thënë gjithashtu se do të dalë me një njoftim më vonë gjatë javës për tarifat reciproke për të gjitha vendet që tatojnë importet nga SHBA-ja, por ai nuk ka specifikuar se cilat kombe do të prekeshin, apo nëse do të ketë ndonjë përjashtim.
“Nëse ata na tatojnë ne, ne i tatojmë ata”, ka thënë Trump, raporton BBC. Masa shënon një tjetër përshkallëzim në politikën tregtare të Trumpit, e cila tashmë ka shkaktuar hakmarrje nga Kina.
Kanadaja dhe Meksika janë dy nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të çelikut të SHBA-së, dhe Kanadaja është furnizuesi më i madh i aluminit në SHBA.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trumpi kishte vendosur tarifa prej 25% për importet e çelikut dhe 10% për importet e aluminit nga Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Evropian.
Por SHBA-ja ka arritur një marrëveshje një vit më vonë me Kanadanë dhe Meksikën për t’i dhënë fund atyre tarifave, megjithëse taksat e importit të BE-së mbetën në fuqi deri në vitin 2021.
Duke folur në bordin e Air Force One, Trumpi ka thënë të hënën se do të shpallte tarifa për “të gjithë” për çelikun dhe aluminin.
“Çdo çeliku që vjen në Shtetet e Bashkuara do të ketë një tarifë prej 25%”, është shprehur ai
Comments are closed for this post.