Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pasi u paraqit në gjykatën federale ka deklaruar se akuzat se ai u përpoq të përmbysë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 janë “persekutim politik”.
Para se të largohet nga Washington D.C., Trump duke e quajtur “një ditë shumë të trishtuar për Amerikën” gazetarëve u tha se “kur shikoni se çfarë ndodh, ky është një persekutim i një kundërshtari politik”.
“Kjo nuk supozohej të ndodhte kurrë në Amerikë. Ky është persekutimi i personit që kryeson me një numër shumë të konsiderueshëm në zgjedhjet paraprake republikane dhe që udhëheq shumë ndaj Bidenit. Pra, nëse nuk mund ta mposhtni, ju e persekutoni ose e procedoni. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë në Amerikë”, tha Trump.
Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Dje, ai u paraqit në gjykatën federale për t’u ngarkuar për katër akuza penale në lidhje me përpjekjet e tij të pretenduara për të ndryshuar humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.
Trump u procedua nga forcat e rendit dhe u padit nga gjyqtarja Moxila A. Upadhyaya në Gjykatën Federale E. Barrett Prettyman në Washington D.C. Siç pritej, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat dhe u lirua në pritje të gjykimit me kushte minimale.
Ish-presidenti u padit të martën nga një juri e lartë federale në hetimin e Departamentit të Drejtësisë në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Comments are closed for this post.