Nga burime të konfirmuara brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, së fundmi janë shpallur non grata tre diplomatë rus, përkatësisht do të dëbohen nga vendi jonë për thyerje të kodeksit diplomatik në veprimtarinë e tyre të dyshimtë.
Emrat e dëbuar rus i ka parë redaksia e Almakos dhe bëhet fjalë për këshilltarët politikë I.H, A.R, si dhe S. P atashe.
Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë.
Po ashtu mësojmë se organe të tjera të specializuara të sigurisë e kanë dëbuar edhe priftin e Kishës Ruse, V. Z.
Comments are closed for this post.