egjenda e futbollit italian Franceso Totti, është ndarë nga gruaja.

Ai dhe Ilary Biasi, i kanë dhënë fund martesës pas 20 vjetësh.

Çifti në fjalë ka tre fëmijë nga martesa e tyre.

Lidhur me këtë Ilary Biasi, ka shkruar një komunikatë, shkruan The Sun përcjell Klankosova.tv.

“Pas 20 vjetësh së bashku dhe tre fëmijëve të shkëlqyeshëm, martesa ime me Francescon ka përfunduar. Arsyeja e ndarjes mbetet një fakt privat dhe nuk do të ketë më deklarata të tjera nga ana ime. I ftoj të gjithë që t’i evitojnë spekulimet, e mbi të gjitha, që ta respektojnë privatësinë e familjes sime” – ka shkruar ajo.

E një shkrim për ndarjen nga gruaja e ka publikuar edhe legjenda e Romës Francesco Totti.

“Pas 20 vjetësh së bashku, historia e lidhjes sime me Ilaryn fatkeqësisht ka mbaruar. Krejt ajo që e kam thënë dhe e kam bërë në muajt e fundit, e kam bërë për t’i mbrojtur fëmijët tanë, të cilët janë dhe do të jenë gjithmonë prioritet i jetës sime. Jam munduar t’i kaloj krizat e martesës, por sot e kam kuptuar se zgjedhja për t’u ndarë, përpos që është e dhimbshme, nuk është më e evitueshme. Do të vazhdoj të jem në kontakt dhe i afërt me Ilaryn në rritjen e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, gjithmonë me respekt të madh për gruan time. Arsyeja e ndarjes sonë mbetet për mua në mënyrë rigoroze private dhe nuk do të jap deklarata të tjera. Llogaris në respekt maksimal për privatësinë tonë, mbi të gjitha për qetësinë e tre fëmijëve tanë. Faleminderit”, ka shkruar Totti.

Totti dhe Biasi i kanë tre fëmijë nga martesa e tyre Chanel Totti, Cristian Totti, Isabel Totti.

Ata ishin takuar për herë të parë në vitin 2002 dhe u martuan tre vjet më vonë në vitin 2005.

Arsyeja e ndarjes nuk dihet dhe po mbahet e fshehur nga ish-çifti bashkëshortor.