Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në prezentimin e 100-ditëshit të qeverisë paralajmëroi se do të hapet shkollë e re e mesme policore, e cila siç tha ai u shfuqizua në vitin 2000. Ai tha se intensivisht po punohet në rikonstruimin e Qendrës për Trajnime në Idrizovë, ku do të jetë shkolla dhe aktualisht janë duke u investuar mbi 3 milionë euro.
“Po paralajmëroj shkollën e re të mesme të policisë. Pas vitit të parë dhe të dytë të arsimit të mesëm, policët e ardhshëm do të mund të kalojnë vitin e tretë dhe të katërt në shkollën e mesme të policisë. Përvoja jonë tregon se kapaciteti profesional i policëve që janë shkolluar në shkollë të mesme është shumë më i lartë dhe shumë më i madh në krahasim me të tjerët”.
Toshkovski, i pyetur për numrin e shqiptarëve në poste drejtuese në MPB, tha se për të asnjëherë nuk ka pasur rëndësi përkatësia etnike por profesionalizmi. Ai gjithashtu shpalli shifra konkrete për përfaqësimin etnik në MPB.
“Në kuadër të shërbimeve Drejtuese në Shkup, 51,96 % janë maqedonas, 39,37 % janë shqiptarë dhe 8,67 % janë të nacionaliteteve tjera. Në Tetovë ka 23,6 % maqedonas, 66,29 % shqiptarë, në Kumanovë 52,83 % maqedonas, 45,28 % shqiptarë dhe 1,89% të nacionaliteteve tjera. Duhet të fokusohemi te profesionalizmi për të mirën e popullit”.
Toshkovski duke folur për projektin “Safe City”, apo kamerat e vendosura nëpër rrugë tha se një nga arsyjet për vendosjen e kamerave është siguria. Ai potencoi se shifrat e viktimave që humbin jetën nga aksidente janë alarmante dhe kryesisht ata janë të gjithë të rinjë. Ndërkaq e dyta siç tha ai është se ata që do ta shkelin ligjin do të kapen më lehtë dhe nuk kanë më mundësi të telefonimit për shlyerje të dënimit.
Lidhur me aplikacionet kompujterike si rastet e fundit, ku janë mashtruar qytetarët me investime në para, ai tha se momentalisht nuk është ngritur asnjë kallëzim penal zyrtar, por shprehu shqetësim të madh dhe tha se raste të tilla kanë ndodhur disa herë.
Toshkovski këshilloi qytetarët që të kenë kujdes për këto lloj investimesh, të konsultohen me ekspertë të fushës dhe t’i drejtohen Ministrisë së Brendshme.
Comments are closed for this post.