Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski beson se në një kohë të arsyeshme opinioni do të jetë dëshmitar i zbardhjes së plotë të rastit të tragjedisë që ndodhi në diskotekën Pulse në Koçan, ku 61 persona humbën jetën dhe rreth 200 u lënduan.
Toshkovski pret që Prokuroria të ngrejë aktakuzë brenda një afati të arsyeshëm.
Sipas informacioneve të fundit, në këtë rast janë të përfshirë 11 prokurorë. Ai ka mbledhur një sasi të madhe provash, ka edhe dëshmitarë të mundshëm, mbi 250-300 persona që mund të merren në pyetje. Me këtë rast duhet të tregojmë se shteti ka kapacitet që të përgjigjet siç duhet, tha Toshkovski në një intervistë për TV Alfa.
Ai thotë se ka dallim se si po trajtohen punët tani në krahasim me vitet e kaluara sepse për tri rastet e mëdha si Laskarci, Spitali Modular në Tetovë dhe autobusi i djegur në Bullgari nuk është bërë asnjë kallëzim nga MPB, as nuk është bërë bastisje, për dallim nga kallëzimet aktuale penale për rastin e Koçanit.
Për kërkesat e opozitës që të japë dorëheqje, Toshkovski thotë se ndjen përgjegjësi morale, por ndjen përgjegjësi edhe më të madhe për ta zbardhur rastin deri në fund.
Lidhur me deklaratën e zëvendësministrit të Drejtësisë Alain Dereban për Zërin e Amerikës se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili është në arrati jashtë vendit, së shpejti do t’i hiqet liria, ministri Toshkovski tha se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se një person i tillë është gjetur.
Comments are closed for this post.