Tragjedia e tërmetit në Shqipëri vijon të thellohet.

Sapo është shënuar viktima e 23-të.

I riu rreth të 30-ave i cili po mbahej me serum, kishte të gjithë betonin mbi kokë.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në rrënojat në Thumanë.

Në vendngjarje po punojnë ekspertët grekë, të cilët po drejtojnë punën me mbështetje edhe nga forcat shqiptare.

Kujtojmë që prej tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm, Durrësi dhe Thumana janë dy zonat me viktima.