Me kërkesë të prokurores speciale Fatime Fetai anulohet seanca gjyqësore per rastin Titanik 3. Prokurorja Fetai tha se për shkak të situatës së palakmueshme me PPS dhe dorëzimit të lëndëve tek Prokuroria Themelore Publike, ende nuk dihet se kush do ta përfaqësojë këtë lëndë. Seanca e radhës u shty për më 18 tetor. Sipas aktakuzës së PPS-së për parregullsi zgjedhore të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri. /TV21