TikTok krahasohet me “drogën digjitale”
Analistët e grupit Bernstein Research krahasonin sot rrjetin social të videove TikTok me një varësi të vërtetë nga drogat, duke paralajmëruar për një “epidemi digjitale” teksa konkurrenca rritet në sektorin teknologjik.
Në raportin e tyre ata shkruanin se TikTok ka zëvendësuar “hezitimin e përdoruesit për atë që dëshiron të shohë, me një mori videosh të shkurtra që menaxhohen nga një algoritëm i fuqishëm kinez.
Në titullin e artikullit theksohej “A po shkatërron TikTok Internetin?”, sipas Business Insider. “Algoritmi sjell te përdoruesit përmbajtjet më virale, në mënyrë të ngjashme me ngarkesën hormonale të drogave, me çdo të kaluar të gishtit,” shkruanin ata.
“Kokaina kërkon njëfarë kohe për të dhënë efekt, ndërsa droga më vrasëse si ‘crack’ japin efektin e tyre menjëherë, ndaj edhe pse efekti mund të shuhet më shpejt, përdoruesi kërkon shpejt ‘një tjetër dozë’”, thuhej në artikullin ku parashtrohej mënyra sesi funksionon biznesi modern, që ashtu si në sektorë të tjerë kërkon hulumtimin e plotë e të shpejtë të burimeve të çdo klienti, për sa kohë ai është ‘i shfrytëzueshëm’.
Kjo sjellje vërehet gjithashtu në platforma të tjera që konkurrojnë me TikTok, të cilat gjithashtu synojnë të kthejnë rrjetin në një “epidemi digjitale crack-u.”
Pas rritjes së popullaritetit të TikTok, Instagram e Facebook kanë nisur dhe ata opsionin ‘Reels’ me video të shkurtra në 2020, Snapchat nisi ‘Spotlight’, YouTube nisi ‘Shorts’, ndërsa Netflix nisi ‘Fast Laughs’ (Të qeshura të shpejta).
Prej rritjes së imponuar të interesit të publikut të zbavitjet e shkurtra e të shpejta elektronike, analistët parashikojnë një gërryerje edhe më tragjike të aftësisë së vëmendjes së njerëzve dhe të inteligjencës së tyre.
Analistët shkruanin se videot e shkurtra “shpërbëjnë monetizimin e kohës së përdoruesit në rrjet në të gjitha industritë e reklamimit digjital, siç në fakt dëshirojnë dhe kompanitë pjesëmarrëse.
Raporti shkruante se platformat duhet të llogarisin si të monetizojnë video të tilla duke kontrolluar reagimin ndaj reklamave, dhe pasojat mund të jenë ‘të rënda’.
Reklamat e ragimit direkt nxisin përdoruesin të veprojnë ndaj reklamës duke klikuar, duke u abonuar apo duke nisur një blerje.
TikTok llogaritet se ka 138 milionë përdorues aktivë në SHBA dhe se aplikacioni ka shtuar në mënyrë të konsiderueshme vizitorët e faqeve amerikane të internetit.
Varësia nga TikTok është eksploruar nga disa studime të fundit. Një i tillë i publikuar në qershor 2022 në ScienceDirect, zbulonte se 6.4 e përdoruesve të TikTok ishin të rrezikuar nga varësitë e të gjitha tipeve, ndërsa 25.4 përqind klasifikoheshin “të rrezikuar” nga varësia./tch/
Comments are closed for this post.