Nuk është thashethem mediatik: 17 vite mbasi anuluan fejesën e tyre, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nga ish të dashur janë diçka më shumë. Çifti është parë bashkë në një koncert live në Los Angeles disa ditë më parë dhe më pas kanë kaluar një javë pushime në Yelloëstone Club në Montana raportojnë ‘People’ dhe “TMZ”. Sipas burimeve, ata të dy ishin vetëm.

Ky lajm vjen një muaj pasi Jennifer dhe Alex Rodgriguez konfirmuan ndarjen e tyre pas katër vitesh së bashku. Disa ditë më vonë JLO dhe Ben u panë së bashku në L.A , por zërat thanë se ishin vetëm miq.
Ish çifti, i njohur ndryshe si Bennifer nga shoubizi i atëhershëm, u fejuan në vitin 2002, më pas shtynë dasmën e planifikuar për në vitin 2003 dhe në vitin 2004 njoftuan ndarjen e tyre.