Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në emisionin “ClickPlus” në TV21, tha se vendi duhet të bëj kompromise në kontestin me Bullgarinë, me qëllim arritjen e synimeve eurointegruese.
Thaçi deklaratat për kompromis i arsyetoi duke krahasuar atë që kanë bërë shqiptarët e Maqedonisë së Veriu.
“Shqiptarët e Maqedonisë, sa janë…700-800 mijë, apo një milion, para 30 viteve kanë pasur dëshirë që të jetojnë me kosovarët, me një shtet, të jetojnë me një shtet me Shqipërinë, mirëpo është bërë kompromis, dhe tashmë nuk ka asnjë dilemë tek asnjë forcë politike, asnjë grup i vogël ekstrem. Shqiptarët e kanë kryer detyrën e vetë”, tha mes tjerash Thaçi.
Ai gjithashtu ka folur për shumicën qeveritare, duke thënë se kryeministri Zoran Zaev duhet të ftojë në ekzekutiv Lëvizjen Besa dhe Alternativën. Thaçi thotë se Zaev duhet të sqarohet me liderët, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, përndryshe, sipas tij, me vetëm 61 deputet, do të duhet të bisedohet me opozitën.
Comments are closed for this post.