Një tërmet me intensitet prej 2,8 ballësh sipas Rihterit  sot në mëngjes  në orën 03  e 11 minuta është ndjerë nga popullata  në Dojran, në Gjevgjeli dhe  në rrethinë.

“Epiqendra e tëmetit ndodhet 150 kilometra  në juglindje të Shkupit dhe e ka origjinën nga  rajoni  epiqëndror  i Dojranit. Magnituda e tij e Rihterit arrin 2,8, ndërsa u ndje nga popullata e Dojranit, Gjevgjelisë dhe rrethina me intensitet prej 3 ballësh sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike”, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.