Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë ndezur zjarre të reja në shtetin Victoria të Australisë ku dhjetëra mijëra njerëz u nxitën të ikin.

Shumë turistë janë larguar direkt pas paralajmërimeve duke braktisur pushimet ndërsa të tjerë kanë qëndruar akoma aty.

Moti i përkeqësuar filloi të përhapë zjarre të reja dhe zgjeroi ato ekzistuese në jug-lindje të vendit të hënën.

Më shumë se 100 burime flakësh vazhdojnë të tërbojnë nëpër Australi.

Paralajmërimet ekstreme ndaj zjarrit janë lëshuar për shtetet Victoria, South Australia, New South Wales (NSW) dhe Tasmania.