Pushtimi rus që ka nisur në Ukrainë që nga 24 shkurti është ende duke vazhduar.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar se 3.5 milionë njerëz kanë mbetur të pastrehë në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ministria thotë se të paktën 140 mijë ndërtesa banimi janë shkatërruar ose dëmtuar që nga fillimi i luftës.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.