Në 48 orët e fundit, tre vdekje u raportuan në provincat Yen Bai, Lao Cai dhe Ha Jiang, duke e çuar numrin e viktimave të motit të keq nga 2-7 gusht në 11.
Komisioni Kombëtar për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore njoftoi sot tre vdekje të tjera si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Vietnam.
Në 48 orët e fundit, tre vdekje u raportuan në provincat Yen Bai, Lao Cai dhe Ha Jiang, duke e çuar numrin e viktimave të motit të keq nga 2-7 gusht në 11.
Nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e shkaktuara nga stuhitë janë rrafshuar 54 shtëpi dhe janë dëmtuar rëndë 297, janë shkatërruar 1760 hektarë orizi dhe kultura të tjera, si dhe janë raportuar probleme serioze në rrjetin rrugor krahinor.
Vitin e kaluar 175 persona humbën jetën në fatkeqësitë natyrore në Vietnam.
Sipas shkencëtarëve, ngjarjet ekstreme të motit janë intensifikuar për shkak të ndryshimeve klimatike.
Comments are closed for this post.