Një foto e fëmijërisë së futbollistit Lionel Messi dhe bashkëshortes së tij Antonela Rocuzzo, e cila është realizuar në janar të vitit 1998, është publikuar së fundmi për herë të parë.  Messi dhe partnerja e tij shihen konkretisht në fotografi të kapur për krahu, së bashku me disa fëmijë të tjerë.

Ajo është realizuar në plazhin e Punta Mogotesit në Atlantik, kur ylli i Barcelonës ishte vetëm 10 vjeç dhe luante në një turne futbolli për të rinjtë në qytetin e Balcarce-s. Ndërkohë që, Antonela kishte udhëtuar në atë zonë me prindërit e saj për të takuar kushëririn Luca Scaglia, i cili ishte një nga shokët e ekipit të Messit.

Image