“Shëndetësisë në Maqedoninë i mungojnë së paku 1000 mjekë”, theksoi për Zërin e Amerikës ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Sipas tij, duhen së paku 1000 mjekë, urgjentisht dhe pa vonesë, të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm.
“Për të tejkaluar këtë situatë, Qeveria ka marrë vendim që të punësojë 600 specialistë privatë, 300 prej të cilëve deri në fund të këtij viti dhe 300 të tjerë gjatë vitit të ardhshëm. Deri në fund të vitit presim të zgjidhet statusi i 1200 punonjësve të tjerë shëndetësorë, disa prej të cilëve punojnë me kontratë prej 10 vitesh”, theksoi Taravari.
Comments are closed for this post.