Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka reaguar pas vendimt të Francës për të bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një statusi në Facebook ajo e ka cilësuar këtë vendim si të turpshëm.

“Është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE-ja të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike! Liderët e këtyre vendeve e kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e saj dhe më në fund pranojnë që të hapen negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan ajo.

Sllovenja Tanja Fajon arriti ta siguronte në muajin maj një mandat tjetër pesëvjeçar në Parlamentin Evropian.