E kam humbur veten duke pritur që të më dashurosh në mënyrë të vërtetë. E shikoja veten në pasqyre dhe aty pash gjithçka – buzëqeshjen e humbur, rrathët e zi nën sytë e mi, maskarën e prishur në fytyrë nga lotët… e pashe se isha duke e shkatërruar veten, por prapë e kisha vështirë të të lija të ikje.
Isha duke qëndruar aty, e gatshme për t’i shkaktuar vetes më shumë dhimbje me shpresën se e gjithë dashuria që ta dhuroja do të më rikthehej një ditë, duke mos e kuptuar se disa prej atyre plagëve do të ishin të pariparueshme.
Jo, nuk jam duke të të fajësuar. Jo më. Tani e di se nuk mund ta bësh dikë të të dashuroj në mënyrë si dëshiron ti, pavarësisht sa shumë përpiqesh.
Kjo është arsyeja se përse kam ndaluar së prituri për ju. Sinqerisht, ka pasur kujtime të cilat është dashur t’i harroj për shkak të dhimbjes që më shkaktonin. Kujtime të cilat ishin aty për të më rikujtuar sa shumë të dashuroja, dhe njëkohësisht si dështoja të të bëja të më dashurosh mua.
Më shumë se çdo gjë tjetër, e kuptova se është dikush diku që do të jetë personi i përsosur për mua. Dikë me të cilin dashuria nuk do të më shkaktoj kaq shumë dhimbje. Dikë që nuk do ta ketë me faza me mua – herë të sillet ftohët e herë më ngrohët.
Është dikush aty që do të më dashuroj dhe do të jetë afër meje, e nuk do të më largoj.
Tani e kuptoj. Unë asnjëherë nuk kam qenë e duhura për ty. Dhe ti nuk ke qenë mashkulli i duhur për mu. Thjesht nuk ka qenë e shkruar. Por, në rregull është.
Tani që më në fund e kam kuptuar këtë, më nuk ndihem e lënduar.
Unë jam person i plotë dhe nuk e meritoj të dashurohem me gjysmë zemre. Askush nuk e meriton!
Comments are closed for this post.