Plani i Bashkimit Evropian (BE) për të forcuar aftësitë mbrojtëse të kontinentit nuk është një alternativë ndaj aleancës së NATO-s, tha sot ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.
Në një ngjarje kushtuar rindërtimit të Ukrainës, ai tha se mirëpret vendimin e Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për mbrojtjen evropiane, e cila nuk është një alternativë ndaj NATO-s.
Tajani theksoi se qëllimi është forcimi i aleancës transatlantike me një shtyllë evropiane dhe amerikane, e cila do të jetë garanci e paqes për të gjithë, transmeton Anadolu.
“Perëndimi nuk duhet të ndahet dhe Evropa ka një rol kyç për të luajtur.” Së pari ne europianët duhet të jemi të bashkuar”, tha Tajani.
Ai theksoi se Evropa duhet të ketë një vizion të përbashkët dhe të garantojë sigurinë e Ukrainës dhe të gjithë kontinentit, përndryshe të gjitha përpjekjet për rindërtim mund të rrezikohen nga një luftë e re.
“Një paqe e drejtë nuk mund të jetë një kapitullim i Kievit,” përfundoi Tajani.
Comments are closed for this post.