Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot deklaroi se ende është herët të sillet vendim për hapjen e aeroporteve.
“Po bisedohet në këtë temë, por ende është herët të sillet vendim”, ka thënë Sugareski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në rajonin e Pellagonisë.
Sugareski përsëriti se TAV, koncesioneri i aeroporteve në Shkup dhe në Ohër, informuan se nga momenti kur do të sillet vendim për hapjen e aeroporteve për t’i vendosur në funksion do t’u duhen shtatë ditë.
Me vendim të Qeverisë, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga 15 marsi në mesnatë është mbyllur aeroporti “Shën Pali” në Ohër, ndërsa nga 18 marsi në mesnatë edhe Aeroporti ndërkombëtar Shkup.
Comments are closed for this post.