Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar.
Pendarovski në varrimin në Londër do të jetë i shoqëruar nga Zonja e Parë, Elizabeta Georgievska Pendarovska.
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator në Westminster Abbey në Londër, ka konfirmuar Buckingham Palace.
Kjo ditë është bërë festë publike.
Arkivoli i Mbretëreshës do të qëndrojë për katër ditë për homazhe para funeralit të monarkes më 19 shtator, ka konfirmuar Buckingham Palace.
Trupi i saj do të dërgohet nga Pallati Buckingham në Westminster Hall të mërkurën, ku arkivoli do të vendoset në një platformë të ngritur, të njohur si katafalkë.
Arkivoli i saj do të jetë i veshur me flamurin Royal Standard dhe kur të vendoset në Wesminster Hall do të mbulohet me Kurorën Shtetërore Imperial, me rruzull dhe skeptër
Comments are closed for this post.