Një studim i bërë së fundmi del se ushtrimet e tepërta kardio mund të shkaktojnë dëme tek pjelloria mashkullore.
Kjo pasi sipas mjekëve që kryen studimin të jesh fit është më e dëmshme tek numri i spermatozoideve sesa të jesh mbipeshë.
Meshkujt me një indeks të masës trupore (BMI) prej 18.5kg/m2 studimi tregon se kanë numër më të vogël të spermatozoideve deri në 7% sesa meshkujt me peshë normale.
Në anën tjetër, meshkujt mbipeshë kanë numër të spermatozoideve deri në 4% më të lartë sesa ata që kanë peshë normale.
Deri tani studimet e mëhershme janë përqendruar vetëm në ndikimin që ka obeziteti apo mbipesha në kualitetin e spermës, tani dëshmitë thonë se ekziston edhe një lidhje mes peshës shumë të vogël dhe kualitetit të spermës.
Comments are closed for this post.