“Regjistrimi duhet të realizohet, sepse në rast se nuk e realizojmë procesin e regjistrimin nuk mund të planifikojmë zhvillimin për të ardhmen”, u shpreh ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Ky proces i cili i cili ka filluar në pjesën organizative të regjistrimit duhet të realizohet. Propozimet janë të mirëseardhura. Por shtrohet pyetja se sa janë reale. A është reale që të realizohet regjistrimi me shenjat e gishtit, ashtu siç propozon OBRM-PDUKM-ja, a është reale që të sigurohen mjete për aparatet e nevojshme për këtë çështje dhe ajo çka është më e rëndësishme pse opozita në debatin që po zhvillohet ndër vite, pikërisht në këtë moment vendos që të parashtroj një kusht të këtillë për mbështetjen eventuale. Për këtë arsye duhet të them, regjistrimi në shtet do të realizohet”, tha Spasovski.

Regjistrimi i popullsisë në RMV fillimisht u planifikuar të mbahet në prill të 2020, por për shkak të pandemisë u anulua për në prill të vitit 2021.

Regjistrim i popullsisë ishte planifikuar edhe në vitin 2011, por edhe ai u anulua. Ndërsa për këtë ish-PSP-ja ka hapur lëndë, në të cilën të ka disa zyrtarë shtetëror të akuzuar.