Në Gjykatën Penale Shkup për sot është caktuar seancë e re për lëndën “TNT”, e cila është hapur për prishjen e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, edhe krahas korrespondencave mes avokatëve, Gjykatës dhe Këshillit Gjyqësor rreth skadimit të mandatit të gjykatëses porot Liljana Ivanovska Koçovska, e cila është pjesë e këshillit gjyqësor për këtë lëndë.

Mbrojtja pret që seanca e sotme të shtyhet, sepse avokati i të akuzuarit Toni Trajkovski, ish-kryetar i Komunës së Gazi Babës, Jovica Strashevski është në pushim. Por, kryetari i Gjykatës, ka vendosur në vendin e tij të emërojë avokat sipas detyrës zyrtare, i cili edhe paraprakisht ka qenë i angazhuar si mbrojtës i të akuzuarit Trajkovski.

Avokati i njërit prej të akuzuarve në “TNT” Merxhan Dauti dje në një kumtesë i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor të mos heshtë. “Gjatë ditës së nesërme, inkurajohuni, mos bini në asnjë presion, kërcënim, shantazh ose premtim. Sillni vendim ligjor në interes të sundimit të së drejtës”, ka thënë Dauti.

Pas serisë së letrave të hapura nga avokatët Jovica Streshevski dhe Merxhan Dauti u përgjigj dhe reagime kanë arritur nga Gjykata Penale Shkup, Këshilli Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, Shoqata e gjykatësve dhe Oda e avokatëve.

Gjykata Penale Shkup apeloi deri tek Oda e avokatëve, MPB-ja, por edhe Prokuroria të ndërmarrin masa adekuate dhe t’i hulumtojnë elementet e kërcënimeve dhe presioneve të drejtuara ndaj Gjykatës dhe gjykatësit – porot, lidhur me deklaratat e një pjese të avokatëve në lëndën “TNT” më të mos shfaqen në gjykime sepse me këtë do të bëjnë vepër penale.

Këshilli Gjyqësor i RMV-së e dënoi sjelljen e avokatit, Strashevski, sepse siç theksojnë në kumtesë, Strashevski përveç rolit të mbrojtësit, përpiqet ta menaxhojë procedurën në rastin “TNT”, ta ndërmarrë edhe rolin e gjykatësit, në kundërshtim me parimin e qeverisjes së të drejtës, segmenti i të cilit është edhe parimi i ndjekjes në afat të arsyeshëm.

Nga Këshilli gjyqësor informuan se kërkesa e kryetarit të Gjykatës themelore penale Shkup për vazhdimin e mandatit të gjykatësit-porot është vendosur në rend dite të seancës së 328-të të Këshillit Gjyqësor nga 25.12.2019. “Një pjesë e pikave nga rendi i ditës janë shtyrë për më 30.12.2019. Për shkak të mospasjes së kuorumit për vendimmarrje dhe materialet e nevojshme të dorëzohen në inspektim dhe studim tek anëtari i sapozgjedhur i Këshillit, seanca është shtyrë për më 27.01.2020”, shtohet në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor.

Ministria e Drejtësisë me apel deri te bartësit e autorizimeve publike në procedurat gjyqësore- gjykatësit, avokatët, prokurorët që ta respektojnë ligjin, ndërsa nëse vjen deri në shkeljen e tij – kjo do të sanksionohet.