Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se nga sot do të hapen katër pika shtesë për imunizim kundër COVID-19. Pikat në Shkup që do të hapen sot janë poliklinikat: Bit-pazar, Draçevë, Çento dhe Gjorce Petrov.

Pikat në Çair, Jane Sandanski, Bukuresht dhe Bit-pazar do të punojnë në dy turne. Në ndërrimin e parë do të punojnë pikat në Shuto Orizare, Draçevë dhe Çento.

“Ka mjaft vaksina, në të gjitha pikat sasitë e konsumuara në mënyrë të barabartë plotësohen. Rreth 400,000 doza janë në dispozicion nga total prej 200,000 të gjithë prodhuesve për dozën e parë. Për dozën e parë kemi 80,000 “Sinovak”, 50,000 “Astrazeneka” dhe 70,000 “Pfizer”. Çdo javë arrijnë rreth 20,000-30,000 vaksina Pfizer, dhe kjo dërgesë do të vazhdojë të arrijë në javët e ardhshme deri në fund të vitit”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se vaksinat janë të sigurta dhe janë arma e vetme në luftën kundër Covid-19.

“Vetëm me vaksinim masiv të popullatës mund të parandalojmë mutacionet e mëtejshme të këtij virusi dhe për këtë arsye, ne bëjmë thirrje për përfshirje në procesin e imunizimit të të gjithë qytetarëve,” thonë nga Ministria e Shëndetësisë.