Në shkollat e mesme sot dhe nesër është paraqitja e dytë për regjistrim në vitin e parë në vitin mësimor 2019/2020. Vende të lira ka për gjithsej 23.410 nxënës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pas paraqitjes së parë që ishte të hënën dhe të martën e kaluar, vende të lira mbeten 15.118 për mësim në gjuhën maqedonase, 7.416 për mësim në gjuhën shqipe,788 në gjuhën turke, 34 në gjuhën serbe dhe 54 vende për përsëritës.
Vende të lira sipas llojit të arsimit për paraqitjen e dytë ka 5.983 për gjimnaz dhe 17.275 për arsim profesional.
Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të kumtohen më 26 qershor.
Konkursi për regjistrim të nxënësve ka përfunduar në disa gjimnaze, si dhe në shkolla me profesion shëndetësor, ekonomik-juridik, elektroteknik, hotelierik-turistik.
Për paraqitjen e dytë, shkollat mund ta ulin numrin e caktuar të pikëve minimale të dhëna në Konkurs më së shumti deri 10 pikë, përveç për gjimnaz, profesionin ekonomik-juridik, tregtar dhe shëndetësor.
Me Konkursin për regjistrim në vitin e parë të shkollës së mesme në vitin mësimor 2019/2020 ishin siguruar gjithsej 35.690 vende. Në paraqitjen e parë më 17 dhe 18 qershor u paraqitën 16.676 nxënës, ndërsa u regjistruan 11.826. Prej tyre, 4.464 në gjimnaz, 7.000 në arsim profesionalë, 242 nxënës në Akademinë e sporteve.
Comments are closed for this post.