SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se sot (27.01.) dhe nesër (28.01.2025) kryetari i Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Andrija Mandiq, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe prandaj Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.
SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë. Ndërkohë, LAMM njofton se sot komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, ndërsa në pikat kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Comments are closed for this post.