Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe akuzoi sot Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut se në seancë n e 44 pa ndonjë raport paraprak i ka dhënë shtetësinë oligarkut rus Aleksandar Unishchenko i cili kërkohet nga Ukraina për pastrim parash dhe është në listën e zezë të SHBA-së.

“Një politikan rus i arratisur dhe i kërkuar nga Ukraina dhe që është në listën e sanksioneve të SHBA-së, ka fituar shtetësinë e Maqedonisë së Veriut përmes një vendimi plotësisht jo transparent nga ana e qeverisë. Aleksandar Unishchenko është një ish deputet i parlamentit të Ukrainës i afërt me ish presidentin Viktor Janukovich, një kukull e Vladimir Putin. Unishchenko u largua nga Ukraina në vitin 2016 pasi Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi hetim ndaj tij për pastrim parash dhe korrupsion. Ai është në ekzil që atëherë dhe asnjë vend perëndimorë Nuk i ka ofruar mbrojtje ligjore. Unishchenko është në listën e urdhër arresteve të Ukrainës që atëherë dhe që nga janari 2021 ai është gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA-ve”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së duke shtuar se personit në fjalë qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 31 maj të këtij viti i ka dhënë shtetësinë.

“Qeveria e RMV-së në seancën e 44 të datës 31 maj të vitit 2022 nëpër terr dhe pa raportuar për këtë vendim i ka dhënë shtetësinë oligarkut rus”, tha Snopçe.