Robert Fico është emëruar sot kryeministër i Sllovakisë, pasi u zotua në fushatën e tij zgjedhore për t’i dhënë fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Fico dhe kabineti i tij u emëruan nga presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova pasi partia e tij SMER-SSD fitoi zgjedhjet e 30 shtatorit dhe formoi një koalicion me HLAS të qendrës së majtë dhe partitë nacionaliste SNS.
Ai ka bërë fushatë të madhe për premtimet për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake sllovake për Ukrainën, kritikoi sanksionet ndaj Rusisë dhe tha se dëshiron ta bëjë politikën e jashtme të pavarur nga partnerët e tij në BE dhe SHBA.
Fico ka vlerësuar gjithashtu kryeministrin fqinj të Hungarisë, Viktor Orban, i cili konsiderohet gjerësisht një nga aleatët e vetëm të Vladimir Putinit në BE.
Comments are closed for this post.