Situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme dhe vetëm një numër i vogël i pacientëve po mjekohen në spitale. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se nëse kjo tendencë vazhdon, mund të ndodhë në gusht ose në fillim të shtatorit të këtij viti të shpallet fundi i epidemisë.

Për të shpallur fund të epidemisë, nuk duhet të ketë raste të reja të diagnostikuara në dy cikle riprodhuese 14-ditore, dhe parashikimet sugjerojnë që nëse kjo prirje vazhdon mund të ndodhë në gusht ose në fillim të shtatorit të këtij viti.

Nga sot, fillon shpërndarja e vaksinave “Sinovak” në të gjitha qendrat e imunizimit dhe në qendrat e vaksinimit masiv, gjegjësisht sallat sportive dhe qendrat shëndetësore. Filipçe theksoi se me këtë ata janë të gatshëm për një dinamikë të dhënies së dozës së parë të vaksinës për 10 deri në 15 mijë qytetarë në ditë, si dhe se vaksinimi në terren është planifikuar të fillojë në 15 ose 20 korrik.

Pesëqind mijë vaksinat e prodhuesit kinez “Sinovak” të prokuruara nga Qeveria arritën të Dielën. Kjo është dërgesa më e madhe e vaksinave të mbërritura në vend.

Lidhur me efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës “Sinovak”, Filipçe tha se ajo është shumë e efektshme në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

“Këtu janë karakteristikat zyrtare të vaksinës Sinovak të botuar nga OBSH – Virusi i paaktivizuar SARS-Kov2, nevojiten dy doza, doza e dytë 14-28 ditë pas dozës së parë, shumë efektive për parandalimin e sëmundjes së rëndë, jepet muskulisht në shpatull, rekomandohet për përdorim në gratë shtatzëna kur përfitimet e vaksinimit për gruan shtatzënë tejkalojnë rreziqet e mundshme.

Rekomanduar për përdorim nga gratë gjidhënëse, si dhe të rriturit e tjerë”, shkroi Filipçe në Facebook.

Ekspertët e shëndetit po bëjnë thirrje për vaksinim masiv, sepse ata thonë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund epidemisë.

“Përballja me valën e re të një lloji të ri të virusit delta do t’i bëjë njerëzit më të vetëdijshëm se vaksinimi masiv është mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj pandemie, përfundoi dr. Dragan Danilovski, dr. Aleksandar Petliçkovski, dr. Aleksandra Grozdanova dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në debatin e djeshëm në temë “Vaksinimi dhe sfidat me Kovid-19”.

Dr. Dragan Danilovski theksoi se varianti indian mutant ose delta, i cili tashmë është i pranishëm në mbi 92 vende, ndoshta nuk mund të na shmangë, por tha se është e nevojshme të mësojmë nga të tjerët dhe nga përvojat tona nga periudha e kaluar dhe që vaksinimi masiv është mënyra e vetme për të dalë nga kjo situatë.

Në tribunën e djeshme, u theksua se nuk ka asnjë vaksinë që nuk ka efekte anësore, gjegjësisht që të gjitha vaksinat shoqërohen me disa efekte anësore. Por, siç thonë ekspertët, kur shikoni numrat, bëhet e qartë se këto janë vaksina jashtëzakonisht të sigurta.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1,342 testet e bëra, u regjistruan tre raste të reja me Kovid-19, të gjithë në Shkup, dhe gjashtë pacientë u shëruan. Përsëri, nuk është regjistruar asnjë rast I vdekur.