Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për sot në ora 15:00 ka caktuar seancën konstitutive të Këshillit të Sigurisë, njoftojnë nga zyra e kreut të shtetit. Takimi do të mbahet në Vilën “Vodno”.
Në takim do të marrin pjesë anëtarët e KS-së, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, ministri i Jashtëm Timço Mucunski, si dhe Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova, Vlado Spiridonov.
“Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me ftesë të Presidentes Siljanovska Davkova, do të marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, drejtoresha e Agjencisë së Kundërzbulimit, Gabriela Jakovleva dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski”, shtojnë nga Presidenca.
Comments are closed for this post.