Profesorja Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së për presidente të Maqedonisë, në fjalimin e saj në tubimin e mbrëmshëm në Kriva Pallankë, tha se kjo qeveri nuk krijon politika racionale, është dashur të krijojë politika racionale, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale, politika ndërkombëtare, qytetarët nuk do të ndiheshin të poshtëruar.

Jeni para një momenti shumë të rëndësishëm, për të marrë një vendim kyç.

Si të bëni zgjedhjen?

Pyesni veten, së pari, a jetoni më mirë?

A është ekonomia më e mirë për ju?

A është shëndeti juaj më i mirë?

A është sigurimi social më i mirë për ju?

Ndiheni më të sigurt? A jeni krenar për këtë qeveri?

Mendoni se qeveria është krenare për ju?

A mendoni se ata janë krenarë për Maqedoninë nëse kanë frikë ta thonë atë emër?

A mendoni se janë krenarë për të gjithë ata që kanë vdekur për Maqedoninë nëse veprojnë jo sipas interesave shtetërore dhe kombëtare, por sipas interesave personale dhe oligarkike?”, tha Siljanovska-Davkova dhe shtoi se “ora po shënon për largimin e kjo qeveri e delegjitimuar dhe se shumë shpejt ka ardhur koha për ndryshime në qeverinë e re, si në nivel presidencial ashtu edhe në atë parlamentar.