Një investigim i revistës “Forbes” i qindra transmetimeve të drejtpërdrejta në TikTok zbulon se si përdoruesit e përdorin rregullisht seksionin e komenteve për t’i nxitur vajzat e reja të kryejnë akte që duket se janë në linjën e pornografisë së fëmijëve, duke i joshur ato me dhurata ose me para në platforma Venmo, PayPal ose Cash App që përdoruesit i listojnë në profilet e tyre TikTok.
“Është”ekuivalenti dixhital i të shkuarit në klub striptizmi të mbushur me 15-vjeçare” thotë Leah Plunkett, një ndihmës dekane në Shkollën Juridike të Harvardit dhe bashkëpunëtore e fakultetit në Qendrën Berkman Klein për Internet dhe Shoqëri të Harvardit, e fokusuar te të rinjtë dhe media.
Imagjinoni një lokal, që vendos një grup të miturish në një skenë përpara një audience të rritur të gjallë që po u jep atyre para në mënyrë aktive për të kryer çfarëdo aktiviteti që ata kërkojnë. “Ky është shfrytëzim seksual. Kjo është pikërisht ajo që TikTok po bën këtu.”
Transaksionet po ndodhin në një forum publik online të hapur për shikuesit pothuajse kudo në planet. Disa nga kërkesat janë të qarta, si t’u kërkohet vajzave të puthin njëra-tjetrën, të hapin këmbët, ose të ndezin kamerën dhe disa më të vështira për t’u zbuluar, të maskuara me eufemizma mes komenteve.
Komentuesit thonë “kontroll veshjesh” për të marrë një pamje të plotë të trupit të një vajze; “kontroll pedikyr” për të parë këmbët e tyre; “Ka një merimangë në murin tënd” për t’i bërë vajzat të kthehen dhe të tregojnë të pasmet e tyre; dhe plot fjalë kyçe të tjera për të inkurajuar vajzat të flirtojnë me njëra-tjetrën.
Fraza të tilla si “ngre duart lart” ose “prek tavanin” shpesh u drejtohen vajzave të veshura në pjesën e sipërme, në mënyrë që shikuesit të mund të shohin gjoksin e tyre. Shumë thjesht detyrojnë vajzat të tregojnë gjuhën dhe kërthizën e tyre. Në këmbim, vajzat janë të mbushura me dhurata virtuale, që mund të konvertohen në para.
Përdoruesit amerikanë të TikTok supozohet të jenë të paktën 18 vjeç për të dërguar, ose marrë dhurata përmes Live që mund të kthehen në para dhe ata nën 16 vjeç duhet të bllokohen nga pritja e transmetimeve të drejtpërdrejta, sipas rregullave të kompanisë.
“TikTok ka politika dhe masa të forta për të ndihmuar në mbrojtjen e sigurisë dhe mirëqenies së adoleshentëve”, tha një zëdhënës i kompanisë. Ato përfshijnë vendosjen e llogarive nën moshën 16 vjeçare në “private” si parazgjedhje dhe kufizimin e tyre nga përdorimi i mesazheve direkte. “Ne revokojmë menjëherë aksesin nëse gjejmë llogari që nuk plotësojnë kërkesat tona të moshës.”
Kompania tha në një email se ajo gjithashtu heq përmbajtjen që përmban aktivitete seksuale, ose përpjekje për të nxitur dhe se ka një politikë zero tolerance për materialet e abuzimit seksual të fëmijëve. Disa nga llogaritë që mbanin transmetime të drejtpërdrejta të para nga Forbes nuk ishin më aktive disa javë më vonë.
Shqetësimet e qeverisë amerikane dhe rregullatorëve për aplikacionet e fokusuara tek të rinjtë si TikTok po intensifikohen. Në fjalimin e tij në mars, Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Uashingtonit që “të mbajë përgjegjës platformat e mediave sociale për eksperimentet që po kryejnë me fëmijët për përfitim”. Dhe ndërsa TikTok është kursyer nga kritikat më të këqija që kanë rënë mbi Meta, dikur Facebook, aplikacioni i videove në pronësi kineze ka filluar të tërheqë më shumë vëmendje për rreziqet që ekspertët thonë se paraqet për të miturit.
Në mars, një grup i prokurorëve të përgjithshëm në SHBA nisi një hetim mbi dëmtimet e pretenduara të TikTok te përdoruesit e mitur dhe sipas Financial Times, Departamenti i Sigurisë Kombëtare po heton përmbarjen e materialeve. Një zëdhënës i TikTok tha “se vlerësojnë që prokurorët e përgjithshëm të shtetit po fokusohen në sigurinë e përdoruesve më të rinj” dhe kompania po bashkëpunon. Por TikTok nuk ishte në dijeni të hetimit të Sigurisë Kombëtare.
Në vazhdën e një hetimi të Kongresit se si Meta dhe Instagram mund të dëmtojnë fëmijët dhe adoleshentët, një hetim i nxitur nga zbulimet nga një sinjalizues i Meta vjeshtën e kaluar, ligjvënësit në tetor për herë të parë morën një drejtues të TikTok për të dëshmuar për politikat e veta mbi përdoruesit e mitur.
Por, më shumë se gjashtë muaj që nga ajo kohë, Kongresi ka bërë pak përparim në zotimin e tij për të rinovuar ligjet e vjetëruara të privatësisë në internet të fëmijëve.
Burimi Forbes – Përktheu Voxnews.al
Comments are closed for this post.