Sot është ditë a shtatë e vaksinimit masiv në Shqipëri. Pas bluzave të bardha, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ditën e sotme do të imunizohen me vaksinën anticovid forcat e policisë. Procesi do të nisë nga Tirana në stadiumin “Air Albania”. Lajmi u dha dje nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në Berat.

Numri i të vaksinuarve në Shqipëri arriti shifrën 172 486 ditën e djeshme. Numri i rasteve pozitive në Shqipëri ka shkuar në 125,842 që nga fillimi i pandemisë, ku 31,095 janë raste aktive. Raste të shëruara janë 92,500 dhe kanë ndërruar jetë 2247 qytetarë.