Një sërë shpërthimesh të fuqishme janë regjistruar pasditen e sotme në kraterin e vullkanit në ishullin Stromboli në Sicili të Italisë.

Shpërthimet kanë qenë aq të fuqishme sa kanë shkaktuar panik tek banorët e turistët e shumtë, të cilët kanë kërkuar shpëtim duke u hedhur në det.

Zyra e Mbrojtjes Civile Rajonale informon se nuk ka persona të plagosur, por shpërthimi e materiali ndezës ka shkaktuar disa vatra zjarri në komunën Ginostra.

Skuadrat e zjarrfikëseve po punojnë për shuarjen e zjarreve dhe roja detare ka vënë në dispozicion të banorëve e turistëve mjete lundruese për ata që duan të largohen nga ishulli dhe pse për momentin nuk informohet të ketë motiv për evakuimin e tij.

Ekspertët informojnë se deri më tani janë regjistruar rreth 20 momente shpërthyes të kraterit të tij.

Vullkani Stromboli ndodhet në ishullin me të njëjtin emër në arkipelagun e ishujve Eolie në Siçili.

Është një vullkan aktiv me sipërfaqe rreth 12 km katror e i lartë mbi 900 metra mbi nivelin e detit.