Kilauea, vullkani i dytë më i madh në Hawaii, ka filluar të shpërthejë të mërkurën pas një pauze 3-muajshe.
Mbikëqyrësi i Vullkanit hawaiian ka thënë se një ndezje është detektuar në imazhet e marra nga vullkani në mëngjes, duke nënkuptuar se shpërthimi kishte nisur nga brenda.
Imazhet kanë treguar çarje në bazën e kraterit që gjeneronte rrjedhje llave në sipërfaqe.
Kilauea, është një prej vullkaneve më aktive në botë, Një shpërthim i tij në vitin 2018 shkatërroi më shumë se 700 shtëpi.
Para shpërthimit të madh më 2018, Kilauea kishte nisur të shpërthente që nga viti 1983, dhe llava shpesh mbulonte shtëpi e ferma. Gjatë asaj kohe, llava nganjëherë arrinte oqeanin duke shkaktuar ndërveprim dramatik me ujin.
Comments are closed for this post.