Një ish modele braziliane ka shpenzuar më shumë se gjysmë milion euro në operacione plastike për t’u dukur si Kim Kardashian. Por, duket se është penduar dhe tani do të shpenzojë edhe 100 mijë euro të tjera për t’u kthyer siç ishte.
29-vjeçarja Jennifer Pamplona, e cila jeton në Dubai, i ka kaluar 7 vitet e fundit duke kryer ndërhyrje të ndryshme në trupin e saj, që tani do të donte shumë të mos i kishte bërë kurrë.
Jennifer shpjegon: “Doja t’i ngjaja Kardashianit, por tani dua të kthehem vetvetja. U mërzita me njerëzit që më thonin Kim Kardashian. Nuk dua më të jem hija e dikujt tjetër. Fitova famë dhe para me pamjen time të re, por tani dua të dukem si më parë”.
Comments are closed for this post.