Problemi shumëvjeçar me funksionimin e pikës kufitare
Pikës kufitare Xhepishtë – Trebishtë në zonën e Gollobordës cila lidh rajonin e Gollobordës në Shqipëri me Maqedoninë, u hap zyrtarisht në maj të vitit 2013. Si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e lidhjeve rajonale, në mbledhjen e përbashkët të qeverisë Shqipëtare dhe Maqedonase në Pogradec më 15 dhjetor 2017 u vendos që kjo pikë kufitare të funksionojë 24 orë. Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, pika kufitare edhe sot e kësaj dite punon me orar të kufizuar – nga ora 08:00 deri në 18:00. Kjo paraqet një problem serioz për banorët e Gollobordës, sidomos në periudhën e dimrit, kur temperaturat e ulëta, bora dhe kushtet e vështira atmosferike e kufizojnë edhe më shumë lëvizjen dhe komunikimin e tyre.
Fakte dhe argumente për domosdoshmërinë e funksionimit 24-orësh
Marrëveshja qeveritare (2017) – Qeveritë e Maqedonisë dhe Shqipërisë ranë dakord zyrtarisht që pika kufitare duhet të punojë 24 orë. Mospërmbushja e këtij vendimi përbën mosrespektim të marrëveshjeve bilaterale.
Gollobordë zonë e izoluar – Gollobordë është një nga zonat më të izoluara në Shqipëri, me infrastrukturë të dobët dhe qasje të kufizuar në shërbimet bazë. Kjo pikë kufitare është lidhja e vetme për shumë banorë me qytetet më të afërta maqedonase.
Nevoja administrative – Shumë banorë të Gollobordës kanë shtetësi maqedonase ose lidhje familjare me Maqedoninë, ndaj u nevojitet qasje e pandërprerë për çështje administrative si marrja e dokumenteve, shërbimet shëndetësore dhe arsimi.
Lidhja ekonomike dhe sociale – Orari i kufizuar i pikës kufitare ndikon negativisht në ekonominë lokale, pasi banorët nuk mund të lëvizin lirisht për punë, tregti dhe aktivitete të tjera ekonomike.
Kushtet e vështira atmosferike – Gjatë dimrit,kur temperaturat janë të ulëta dhe reshjet e dëborës të shpeshta, orari I kufizuar rrezikon më shumë banorët, sidomos në raste emergjente kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore në Maqedoni.
Diskriminim në krahasim me pikat e tjera kufitare – Disa pika të tjera kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë tashmë funksionojnë 24 orë, gjë që ngre pyetjen pse ky vendim ende nuk është zbatuar edhe për pikën kufitare Xhepisht – Trebisht në zonën e Gollobordës.
Maqedonasit në zonën e Gollobordës me kërkesë urgjente drejtuar qeverisë shqiptare
Lëvizja e qytetarëve është shumë e vështirësuar, sidomos gjatë periudhës së dimrit. Pika kufitare Xhepishtë – Trebishtë në zonën e Gollobordës është jetike për popullsinë lokale, ndërsa orari I kufizuar krijon probleme serioze në jetën e përditshme dhe komunikimin e banorëve. Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë që urgjentisht të zgjidhë këtë problem dhe të zbatojë vendimin për funksionimin 24-orësh të pikës kufitare.
Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj
Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Golobërdës, Fatri Fetahu
Comments are closed for this post.