Dhjetë vjet nga ndarja territoriale e vitit 2014, zonat e Gollobordës dhe Gorës ku jeton Pakica Kombëtare Maqedonase kanë mbetur ende të pazhvilluara.
Në vitin 2014 u shfuqizua komuna e Trebishtit, Ostrenit dhe Steblevës në zonën Gollobordës, për t’u bashkuar Bashkive Bulqizë dhe Librazhd, si dhe komunat e Shishtavecit dhe Zapotit në zonën e Gorës ju bashkangjitën Bashkisë Kukës.
Pakica Kombëtare Maqedonase në zonat e Gollobordës dhe Gorës e konsiderojnë heqjen e komunave si një hap prapa në respektimin e të drejtave të pakicave në Republikën e Shqipërisë.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria të propozojnë ndryshime në Ligjin për vetëqeverisjen vendore për të krijuar dy Bashki të reja:
- Bashkia Gollobordë
- Bashkia Gorë
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë beson që ky proces demokratik do të rrisë besimin e qytetarëve në sistem dhe do të mundësojë zgjidhjen më efikase të problemeve në zonat e Gollobordës dhe Gorës.
Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë, Kryetar, Nikolla Gjurgjaj
Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Golobërdës, Fatri Fetahu
Comments are closed for this post.