Një grua gjashtëdhjetë e nëntë vjeçare ka vdekur, ndërsa një fëmijë nëntë vjeçar është lënduar dje pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Kisella Voda të Shkupit, njofton MPB.

Ngjarja, siç shtojnë Ministria e Brendshme, ka ndodhur dje në orën 19:40. I mituri është dërguar menjëherë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zyrtarët e policisë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Me datë 03.12.2024, në ora 19:40, në SPB Shkup është raportuar se në territorin e Kisella Vodës dy persona kanë rënë nga një objekt. Në vendngjarje shkuan zyrtarët e policisë dhe u konstatua se gruaja D.S. (69) nga Shkupi nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një i mitur nëntë vjeçar nga Shkupi është lënduar dhe është transportuar për ndihmë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.