Policia ka arritur të arrestoj të burgosurin i cili gjatë ditës së sotme kishte arritur të arratisjes ndërkohë që policët që po e transportonin nga spitali drejt burgut të Idrizovës, kishin ndaluar për të blerë sandviç.

I burgosuri është identifikuar si 37-vjeçari, Fidan Asani.

Policia ka arritur ta kap të arratisurin rrugës drejt kufirit me Kosovën.

Sipas burimeve policore, ai ishte lokalizuar rreth orës 17:00 pranë fshatit Pesnicë të komunës së Likovës.

37 vjeçar është i dënuar me 7 vite e 7 muaj burg për disa vepra penale.

Ndryshe, drejtori i Burgut të Idrizovës, Bobi Mojsoski, për Alsat tha se dy policët kanë shkelur të gjithë procedurën për transportimin e të burgosurve, pasi nuk duhej të ndalonin gjatë rrugës dhe as të largoheshin nga automjeti.