Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat për covid në Shkup janë hospitalizuar 30 pacientë të rinj, për shkak të komplikimeve nga coronavirusi.
Nga MSH thonë se gjithsej 283 persona të dyshuar ose konfirmuar për COVID-19 mjekohen në departamentet infektive në kryeqytet.
“Në 24 orët e kaluara në klinikat interne janë pranuar 14 pacientë të rinj. Gjithsej 283 pacientë që dyshohen se janë me coronavirus ose janë konfirmuar, janë të shtruar në departamentet infektive në Shkup. Shumica prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit”, thonë nga MSH.
Më tej shtojnë se numri i pacientëve të pranuar në ditët e fundit ka qenë stabil dhe deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm ka pasur 163 shtretër të lirë.
Comments are closed for this post.