Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (17.10.2022) ka vazhduar me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 209 gjoba, nga të cilat 16 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 23 masa për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, tetë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur 10 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë masa për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), katër sanksione për drejtuesit fillestar, shtatë masa për errësim joligjor të xhamave”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.