Numri i të vdekurve në sulmin me dron të mëngjesit të sotëm në Kiev ka shkuar në tre, sipas një zyrtari të lartë ukrainas, shkruan The Guardian.

⚡️Zelensky published this video of Shahed-136 arrivals in Kyiv. pic.twitter.com/RKXgLHLstf

— War Monitor (@WarMonitors) October 17, 2022

Kyrylo Tymoshenko nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy, tha se përveç tre personave që mbetën të vrarë në sulmin më dronë në një ndërtesë banimi në kryeqytetin e vendit, 19 persona janë shpëtuar.

Duke theksuar se vazhdon operacioni për shpëtimin e personave të bllokuar në rrënoja.

Lexo edhe: Pse Rusia po përdor “dronët kamikazë” të Iranit në luftën kundër Ukrainës?

Frika dhe tmerri pushtuan sërish Kievin mëngjesin e sotëm, një javë pas sulmeve vdekjeprurëse të 10 tetorit, në atë që u quajt faza e parë e hakmarrjes së Putinit për shpërthimin e urës në Krime.

Sulmi i sotëm në qëndër të Kievit, duke vënë në shenjestër sërish ndëresat e banimit u krye nga dronët iranianë, Shaded-136, të cilat njihen ndryshe si drone kamikazë.