Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot deklaroi se tani për tani nuk ka informata se kur do të përfundojë kontrolli inspektues për objektin që ndërtohet te qendra tregtare “Mavrovasja”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shilegov informon se shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit kanë kryer kontroll të ndërtimit, pastaj është përgatitur procesverbal dhe më 9 korrik të vitit 2020 e kanë njoftuar Këshillin inspektues për, siç tha, anomalinë që na paraqitet dhe kjo është diçka që mund ta bëjmë. Kumtoi se dje ka marrë njoftim nga Këshilli inspektues se është dhënë detyrë për kontroll të përbashkët inspektues të Inspektoratit shtetëror dhe Komunës Çair. Shilegov deklaroi se tani për tani nuk ka informata se kur do të bëhet ai kontroll inspektues.

“Qyteti i Shkupit nuk ka kurrfarë ingerenca në inspektoratin ndërtimor. Ato pak ingerenca që i kemi për kontroll të ndërtimeve edhe atë lloj të kompetencave e shfrytëzuam me qëllim që të bëjmë procesverbal për atë ndërtim, të caktojmë gjobë për ndërtuesin e pandërgjegjshëm dhe për atë në mënyrë adekuate t’i njoftojmë institucionet kompetente. Ajo është komuna e Çairit , se bëhet fjalë për ndërtim pa leje duke e marrë parasysh atë që Inspektorati ynë nuk gjeti dokumentacion valid, Këshilli inspektues si organ kontrollues i cili kryen kontroll mbi inspekcionin ndërtimor të Komunës Çair dhe MPB, Sektori për krim ekonomik”; tha Shilegov në Parkun e qytetit. Shtoi se këtu diku përfundojnë ingerencat që i ka si kryetar komune.

Shilegov informon se ka ide, tashmë bëhet fjalë për përkthim të tekstit, dhe, siç tha, do ta presë Qeverisë e re, që përfundimisht Qyteti i Shkupit t’i marrë të gjitha kontrollet inspektuese.

“Nëse është e mundur, tani me siguri edhe ajo do të jetë pjesë e bisedave politike, komunave t’u merren ingerencat e inspektoratit ndërtimor dhe ato t’i jepen Qytetit të Shkupit me qëllim që të kryejnë kontroll të tillë”, tha Shilegov.

Ai konsideron se qytetarët me arsye reagojnë, brengosen për “ndërtimet urbane pa leje në disa pjesë të qytetit” dhe ashtu do të kenë kontroll në punën e shërbimeve inspektuese në suaza të Qytetit të Shkupit. Sipas Shilegov, duhet të vendoset balans mes Qytetit të Shkupit dhe komunave të cilat janë pjesë e Qytetit që të parandalohet lloj i tillë i dukurive.

I pyetur se sa ndërtime pa leje ka në Shkup të cilat duhet të rrënohen, Shilegov tha se nuk ka vlerësim të tillë dhe shtoi se ka mosrespektim serioz të rregulloreve ligjore gjatë ndërtimit të objekteve të caktuara. Ai paralajmëroi se qeverisë së re dhe shumicës së re parlamentare do t’i propozojë për marrëdhënien mes komunave të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit.

Sipas Shilegovit, nuk është mirënjohëse të tregohet se ku ka më së shumti ndërtime pa leje dhe shtoi se përpiqen, siç tha, t’i zgjojnë organet tjera shtetërore të fillojnë me punën e tyre. Sipas tij, janë involvuar MPB, PP, inspektoratët shtetëror, inspektorati i komunës…