Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se legalizimi i ndërtimeve pa leje në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të ndalohet, veçanërisht mënyra se si deri më tani ka funksionar, mënyra e cila për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale ka sjell vetëm probleme, barë dhe shpenzime.

Bordi menaxhues i Njësisë së Vetëqeverisjes lokale sot ka sjell vendim për formimin e një komisioni të veçantë, së bashku me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, ku do të punojnë për gjetjen e një zgjidhje ligjore

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shilegov tha se në interes të komunave është që të ndërpritet legalizimi i ndërtimeve pa leje, siç po zhvillohej deri më tani një euro për metër katror, ndërsa ai cili ka ndërtua objekt pa leje duhet të paguaj taksat komunale siç paguajnë të gjitha qytetarët.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të gjendet zgjidhje e cila nuk do të krijojë vetëm obligime për komunat, po përkundrazi do t’u mundësoj të drejta të caktuara. Ai tha se shumë shpejt do të kontaktojnë Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të tillë.