Shëndetësia e Maqedonisë ka rënë për 12 pozita në listën botërore të “Blumberg” për vitin 2019, që është rënia me e madhe nga gjitha vendet e rajonit.
Gjatë hetimeve të “Blumberg” janë marrë parasysh faktorët ekonomikë, ndërsa janë shfrytëzuar të dhëna edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kombete e Bashkuara dhe Banka Botërore.
Maqedonia nga vendi 44 ka rënë në vendin e 56-të, duke humbur 5.53 pika indeksi. Maqedonia tani është pas Serbisë, e cila ka përparuar për dy vende, ndërsa nga vendi 41 deri 43 janë Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria.
Në dhjetë vendet e para janë Spanja, Italia, Islanda, Japonia, Zvicra, Suedia, Australia, Singapuri, Norvegjia dhe Izraeli.
Comments are closed for this post.